Kryeministri Albin Kurti ka thënë se në takimin në Bruksel që u zhvilluar të hënën në Bruksel për dialogun shkoi për marrëveshjen finale.
Ai, në një konferencë për media, ka deklaruar se BE-ja në ftesën e tij e kishte vendosur një afat për përfundimin e dialogut që ishte 1 marsi i vitit 2023.
“Afatin mars 2023 nuk e kam shkruar unë, e ka shkruar Brukseli në ftesë, është paragrafi që thuhet se bisedimet përfundojnë në marsin e vitit 2023. Për herë të parë kërkohet afat, unë kam kërkuar që shkurti të jetë afati, më thanë nuk bën shkurti, bën marsi. Në fund unë pranova, ata e lanë krejt, çfarë të bëjë unë”.
“Pra në ftesë është marsi nuk është ide e imja, para marsit thotë aty. Para një marsit me u bë marrëveshja ashtu më kanë ftuar me atë ftesë e ka kam blerë biletën e avionit. Mua më kanë thirr për të bërë marrëveshje para marsit 2023 dhe unë kam shkuar, është data e tyre, në ftesën e tyre, që do të lëshohej në fund. E keni parë kur doli Borrell se përmendi marsin e la, se përmendi as propozimin franko-gjerman. E la marsin tash mendoj që është gabim”,ka thënë Kurti.