Haxhiu paralajmëron KGJK-në: Kthejuni punës, mos…!

Ministrja e Drejtësisë në Republikën e Kosovës, Albulena Haxhiu, tregoi qëllimin kryesor sa i përket dy projektligjeve të marra dje në mbledhjen e qeverisë.

“Qëllimi i këtyre dy projekteligje është që të bëjë reforma dhe të kemi paga të barabarta dhe mos të shkelet asnjë.

Kjo nismë shmang abuzimet në këtë proces kaq te rëndësishëm.

Ne kohën kur është qëllimi ka qenë që të ngrihet rroga për vetë nga Qeveria Haradinaj, ka qenë konflikt interesi dhe kemi kërkuar në atë kohë që të tërhiqet dhe kemi bërë kallëzim penal ndaj të gjitha kabinetit qeveritare të qeverisë Haradinaj dhe asnjëherë nuk jam ftuar. Nuk mund të mbajë në jetë një vendim që është i paligjshëm.

Të gjithë ne se bashku duhet të punojmë vetëm për interesat e qytetarëve”

Haxhiu ftoi KGJK që të kthehen në vendin e punës dhe mos të punojnë për konfliktë interesi.