Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur në takim ministrin e Zhvillimit Rajonal, FIkrim Damka, shkruan Llapi.info.
Në një postim në Facebook, Bulliqi ka thënë se në këtë takim është folur për projektin milionësh të ndërtimin të stacionit të autobusëve.
Postimi i plotë:
Sot prita në zyrën time Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, ku diskutuam për projekte të rëndësishme për Komunën e Podujevës, në veçanti folëm për projektin e stacionit të autobusëve, i cili është bashkëfinancim mes Komunës së Podujevës dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.
Projekti i stacionit të autobusëve ka koston e mbi 1 milon eurove dhe pritet të lidhet kontrata brenda pak ditësh e të fillojnë punimet, ndërsa projekti është paraparë të përfundojë gjatë dy viteve të ardhshme.
Gjithashtu, me ministrin Damka u dakorduam që gjatë 2023 të bashkëfinancojmë projektin për dy shtigjet e ecjes; shtegun tek pishat e shakovicës dhe shtegun e pishave të Kërpimehut.
Pas takimit, dolëm për të inspektuar punimet e urave që janë duke u ndërtuar në fshatin Sfeçël, Gllamnik dhe Bajçinë, projekt ky i përbashkët i komunës me MZHR.