Me tupan e daulle, llapjanët festuan 28 Nëntorin deri në pikën kufitare në Merdar (FOTO)

Festa e Flamurit në Podujevë ka vazhduar deri në orët e vona të natës, shkruan Llapi.info.

Përveç sheshit, qendrës, rrugëve të qytetit – festa e llapjanëve ka shkuar pranë pikës kufitare në Merdar, e cila lidhë Kosovën me Serbinë.

Në pamjet që lexuesit e Llapi.info i kanë dërguar, shihet se një numër i konsiderueshëm i qytetarëve kërcenin nën tingujt e tupanëve dhe daulleve.