Kështu u shënua festa e 28 Nëntorit në Podujevë (PAMJE)

Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, u shënua festa e flamurit me aktivitete të ndryshme në Podujevë, njofton kumtesa, transmeton Llapi.info.

Aktivitetet për shënimin e kësaj dite filluan me ecjen nga “SH.B.A Llapi” përgjatë shtegut Bradash-Guri i Bardhë, e vazhduan me homazhe dhe vendosje të luleve tek shtatorja e Ali Ajetit, shtatorët e katër dëshmorëve dhe tek “Kompleksi Memorial i Dëshmorëve” në Penuhë.

Në homazhe morën pjesë, kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, nënkryetarja Marigona Lahu, kryesuesi i Kuvendit Hilmi Hoxha, gjenerali i FSK-së Naim Haziri, përfaqësues të shoqatave të luftës, drejtorë komunal dhe asamblistë të kuvendit.

Në shënim të kësaj dite u mbajt manifestim kulturor i organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Teatrin “Avdush Hasani”, ku kryetari Bulliqi në fjalën para të pranishmëve tha “110 vjet pas shpalljes së pavarësisë, si shqiptarë jemi komb shumë më i fuqishëm, i kemi dy shtete, jemi shoqëri në zhvillim e po avancojmë shpejt.

Nga të dy anët e kufirit na duhet edhe shumë punë për të bërë që Shqipërinë dhe Kosovën t’i bëjmë vende të jetueshme e me mirëqenie, e ëndrrat dhe idealet për të cilat ranë dëshmorët të punojmë fort për t’i realizuar”.

Për historinë dhe përpjekjet e shqiptarëve për të fituar pavarësinë foli profesori i UP, Durim Abdullahu. Pas fjalës së tij, u paraqitën shkolla e kitarës “Mirela”, shka “Flaka e Llapit”, kore të shkollave e recitale të ndryshme për të pasuruar manifestimin kulturor, me këngë, valle e poezi të përgatitura për shënimin e Ditës së Flamurit.

Gjithashtu u mbajt turneu në futboll të vogël mes klubeve sportive në palestrën sportive “Hakif Zejnullahu” nga grupmoshat e reja./Llapi.info

May be an image of 1 person, standing, outdoors, monument and text that says "EDMOND HoxHa 1975 1997"
May be an image of 5 people, people standing and outdoors
May be an image of 12 people, people standing and outdoors
May be an image of 12 people, people standing and outdoors
May be an image of 8 people, people standing and indoor
No photo description available.