Në vendin tonë sot pritet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditët e kaluara, diell dhe vranësira të herëpashershme.
As në parametrat kryesor nuk parashihen ndryshime të ndjeshme.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik, minimalet do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.
Era do ta mbajë drejtimin e verilindjes e herë-herë edhe të juglindjes, e lehtë deri mesatare.