Deputeti i AAK-së Ramush Haradinaj në Seancën e Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite është interpelanca e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti për situatën e krijuar në vend, tha se nga kryeministri Albin Kurti po dëgjojnë vetëm demagogji.
“Është e dhimbshme që në një situatë si kjo, ku është dëshira që ne si AAK me ndihmu, si përgjigje marrim demagogjinë, përmes megafonëve të pushtetit. E kemi sjellë një propozim Rezolutë, që është me ndihmu këtë gjendje dhe vendin tonë. E pabesueshme që në një situatë si kjo, marrim përgjigje demagogjike. Kjo nuk i bënë mirë vendit”, tha Haradinaj.
Ai po ashtu e pyeti kryeministrin Kurti se si do ta kthejë normalitetin në veri.
“Pse ke refuzuar kërkesën amerikane për pezullim deri në marrëveshje. Pse s’ke fol në Bruksel për marrëveshjen finale, po për tabela. Tani po të pyes si ke me kthy normalitetin në veri, ti e demagogët tu. Apo ke me shku me bisedu me Serbinë për normalizimin e gjendjes në vendin tënd. Kryeministër nëse vazhdon me demagogji, opozita s’ka me mujt me të ndihmu”, ka thënë Haradinaj./IndeksOnline/