Spitali i Përgjithshëm në Pejë është ankuar se që disa vite bagëtitë po hyjnë në oborrin e këtij spitali, duke thënë se po rrezikohen pacientët nga infeksionet, po shkaktohet dëme në bimë dhe po prishet imazhi i institucionet.
Njëjtë, ky spital është ankuar edhe për qentë endacakë, që sipas tyre po i rrezikojnë punëtorët dhe personelin.
Nga Spitali i Pejës thanë se iu kanë drejtuar Inspektoratit të Komunës së Pejës, Policisë së Kosovës, Inspektorati Sanitar “por ky fenomen asnjëherë nuk ka arritut që të parandalohet”.
Spitali i Përgjithshëm në Pejë shfaq shqetësimin lidhur me fenomenin e pandërprerë që po ndodhë që sa vite lidhur me futjen e bagëtive në oborrin e Spitalit nga personat e pandërgjegjshëm, si dhe me numrin e madhë të qenëve endacak që rrezikojnë vizitorët dhe personelin tonë.
Futja e bagëtive më konkretisht numrit të madhë të lopëve në oborrin e Spitalit rrezikon në skajshmëri pacientët nga infeksionet, shkakton dëme në bimët që janë kultivuar dhe ruajtur për vite, dhe dëmton jashtëzakonisht imazhin e Institucionit tonë.
Personat e pandërgjegjshëm futjen e lopëve në oborrin e Spitalit e bëjnë duke dëmtuar rrethojat e oborrit apo formave tjera dhe me gjithë përpjekjet e punëtorëve teknik që zakonisht një nga ta duhet tërë ditën të merrët me largimin e bagëtive nuk po arrihet që të parandalohet futja e këtyre bagëtive.
Spitali i Përgjithshëm në Pejë në mënyrë të vazhduar për vite me rradhë përmes shkresave, fotografive e videove ka kërkuar nga organet përgjegjëse: Inspektoriati i Komunës së Pejës, Policia e Kosovës, Inspektoriati Sanitar që të ndërmerren masa ndaj pronarëve të këtyre bagëtive por ky fenomen asnjëherë nuk ka arritut që të parandalohet.
Përmes kësaj komunikate apelojmë tek të gjitha Institucionet e nivelit Komunal dhe atij Qeveritar që të na ndihmojnë duke marrë masa konkrete ndaj pronarëve të bagëtive dhe duke zgjedhur problemin e qenëve endacak sepse kjo është pengesë e jashtëzakonshme për punën e Institucionit tonë shëndetësorë.