Gerardo ‘Tata’ Martino ka folur për media pasi që Meksika është eliminuar nga Botërori
Meksika zyrtarisht do të kërkojë një trajner të ri të Kombëtares pasi që Gerardo Martino konfirmoi së ai nuk do të vazhdojë më në këtë pozitë. Megjithatë, janë disa nuanca që duhet trajtuar pasi janë dëgjuar fjalët e fundit të menaxherit argjentinas. E para, Martino nuk është përpjekur të bëjë diçka që kanë bërë menaxherët e tjerë në të kaluarën pasi që kontrata e tij me Meksikën ishte në fund. Për shembull, Juan Carlos Osorio nuk ka folur shumë kur i dha fund menaxhimit të Kombëtares më 2018 pavarësisht së u eliminua në 1/8-ën e finales.
Afërsisht dy orë pas fishkëllimës së fundit, menaxheri i Argjentinës ishte në dhomën e konferencave për të folur për rezultatin final. Martino foli për një proces të dështuar që i dërgojë ata eliminimi qysh në fazën e grupeve në Botëror, gjë që ndodh për herë të parë pas 1978.
”Unë jam i vetmi person përgjegjës për këtë dëshpërim që ne po e ndajmë së bashku sot. Ne japim llogari për dështim në këtë Botëror. Kontrata ime përfundoi kur gjyqtari dha fishkëllimën finale gjatë Botërorit. Nuk kemi çfarë të bëjmë më shumë”, tha Martino për të ardhmen e tij që është një deklaratë tepër diplomatike.
Raportet që Martino nuk do të vazhdojë si menaxher pavarësisht çfarë ndodh të mërkurën janë konfirmuar pasi që ESPN ka treguar që menaxheri i ka thënë lamtumirë shumicës së anëtarëve të stafit menaxherial në këtë Kombëtare. Ai tashmë e dinte se nuk ka mbetur asgjë për shkak të asaj së çfarë ka bërë ai në ndeshjen kundër vendit të tij, Argjentinës. Në fakt, mënyra së si El Tri luajti kundër Arabisë Saudite ka ngritur edhe më shumë pyetje për taktikat që Martino ka përdorur kundër Argjentinës. Federata e futbollit e Meksikës nuk do ta vë në diskutim këtë por Martino nuk do t’i lejojë ta bëjnë këtë.
Kombëtarja e Meksikës do të kthehet në atdheun e tyre gjatë të shtunës ose të dielës, ende nuk dihet nëse Martino do të jetë pjesë e tyre. Tani që Martino nuk vazhdon më, është koha për FMF për të kërkuar një trajner të ri që do t’i udhëheq ata. Duke gjykuar atë çfarë kanë bërë dy menaxherat më parë, duket se Meksika do ta kërkojë një menaxher vendor që do të ishte opsioni i tyre më i mirë për të filluar një proces të ri para se të fillojë Botërori 2026. Këtu duhet ta kemi parasysh që Meksika nuk luan në kualifikime për shkak se ata do ta organizojnë garën bashkë me Kanadanë dhe SHBA-të më 2026. /GazetaExpress/