Gjermania është eliminuar nga Kupa e Botës “Katar 2022”.
Kombëtarja gjermane nuk ia ka dalë të kalojë fazën e grupeve, shkruan Gazeta Express.
Gjermania shënoi fitore sonte kundër Kosta Rikës me rezultatin 4:2, por nuk ishte e mjaftueshme.
Serge Gnabry (10’), Kai Havertz (73’, 85) dhe Niclas Fullkrug (90+1’) shënuan golat e fitores.
Yeltsin Tejeda (58’) dhe Juan Pablo Vargas (70’) shënuan golat e vetëm për Kosta Rikën.
Gjermania e mbylli aventurën sonte, duke u renditur e treta në Grupin E me 4 pikë, një më shumë se Kosta Rika, që u rendit e fundit.
Të dy këto kombëtare janë eliminuar, teksa nga ky grup kalojnë tutje Japonia e Spanja. /Gazeta Express/