Prishtina Weather ka njoftuar për motin që do të mbajë sot dhe gjatë fundjavës në vend, raporton Express.
Në fundjavë vransirat shtohen ditën e shtunë, e të dielen kohëpaskohe priten edhe reshje të dobëta lokale shiu, e temperaturat shënojnë rritje.
Indeksi i cilësisë së ajrit shënon një përmirësim ditën e enjte, ku mund të mbetet më gjatë në vlera të pranueshme, e nga dita e premtë sërish, pritet rritje e koncentrimeve të ndotësve ajror pranë sipërfaqes, ndërsa indeksi kalon në vlera të dobëta, kryesisht orëve të mbrëmjes.
1.12 – Kryesisht vranët dhe me shi kohëpaskohe, e viseve malore edhe borë. Me rënie të temperaturës reshje bore mund të përzien me shi edhe në pjesë më të larta të Prishtinës.
2.12 – Kryesisht me vransira, por pa të reshura. Pasdite do të ketë edhe intervale me diell.
3.12 – Kryesisht me vransira. Në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.
4.12 – Kryesisht vranët, vende-vende me reshje të dobëta shiu kohëpaskohe.
5.12 – Kryesisht me vransira, ditën edhe intervale me diell.
Temperaturat të enjten pësojnë rënie, e më pas në rritje mbi vlera normale. Minimalet pritet të zbresin edhe pranë 0C të premten, e më pas në fundjavë rriten deri në 5C. Maksimalet zbresin në 3C e 4C të enjten, e deri të hënën kapin vlera edhe prej 10C.
Era frynë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-8m/s, e në fundjavë ndryshon drejtimin në juglindje, ku të dielen frynë edhe mesatarisht e fuqishme deri në 13m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes lartë mbi vlera normale.