Kurti e viziton Handikosin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet që të premten t’i vizitoj zyrat e Handikos-it në Veternik.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, gjatë kësaj vizite Kurti do të takohet me përfaqësuesit e organizatës dhe anëtarët me aftësi të kufizuara.

“Vizita do të nisë në orën 11:45, në HANDIKOS, Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara Adresa: Veternik, Rr. Nekibe Kelmendi, Prishtinë 10000, Kosovë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ky aktivitet do të realizohet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara në Kosovë, si dhe vitit 2022 – Vit i Personave me aftësi të kufizuara në Kosovë.