Botërori “Qatar 2022” vazhdon sot me dy ndeshje

1/8 e finales e Botërorit “Qatar 2022” pritet të vazhdojë edhe të hënën.

Në orar janë dy ndeshje: nga ora 16:00 ndeshen Kroacia dhe Japonia, ndërsa nga ora 20:00 takohen Brazili dhe Korea Jugore.

1/8 e finales ka gjashtëmbëdhjetë skuadra dhe janë gjithsejt tetë ndeshje. Ndeshjet janë me sistem eliminimi direkt dhe jo me grumbullim pikësh.

Deri më tash në çerekfinale kanë shkuar Holanda, Argjentina, Franca dhe Anglia.