Mashtrimet nga faqet e rrejshme nëpër rrjetet sociale e që cak kanë vetëm zhvatjen e qytetarëve po vazhdojnë të jenë shqetësuese.
Së fundi është Njësia Nacionale për Siguri Kibernetike e njohur ndryshe si KOS-CERT ka njoftuar për një trend të ri të mashtrimeve online.
“Jemi të njoftuar për një fluks mashtrimesh që tentojnë që ju të mbushni një pyetësor online me qëllim të ofrimit të një dhurate (Apple Iphone 14, Samsung Galaxy 22…).
Linku mund të vije në formën si më poshtë duke ndryshuar trajtën: eu[.]Inslagging[.]click/al/…/….
Nëse pranoni ndonjë link të natyrës së tillë mos klikoni!
Raportoni rastin në: reports@kos-cert.org” , thuhet në njoftimin e KOS-CERT.