Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka nënshkruar sot një vendim për suspendimin nga puna të përmbaruesit privat, Ilir Mulhaxha, vëllain e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku-Mulhaxha.
Lajmin e ka bërë të ditur zv/ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.
“Në bazë të kompetencave ligjore, sapo nënshkrova Vendimin për suspendimin e përmbaruesit privat që deri pasnesër do ta përmbaronte një borxh mbi 6 milionë euro (të llogaritur gabimisht) të Telekomit”, ka thënë Sallahu.