Murati njofton se është rihapur aplikimi për mbështetje për punësimin e vajzave dhe grave, ky është kushti

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se është rihapur masa 1.3, që ka të bëjë me punësimin e vajzave dhe grave, raporton Express.

Sipas Muratit, duke filluar nga ky muaj e deri më 15 prill, bizneset që hapin vende të reja pune për vajza e gra do të mbështeten me deri në 50% të pagës për 3 muajt e parë, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara me vendim.

Kusht për kualifikim është që personi që punësohet, të mos ketë qenë në marrëdhënie pune më herët.

“Pas suksesit të jashtëzakonshëm të masës 1.3 gjatë vitit që po lëmë pas, ku u punësuan afër 5 mijë vajza dhe gra, kemi vendosur që të rihapim këtë masë edhe njëherë. ?‍♀️?️Pra, nisur nga ky muaj e deri më 15 prill, bizneset që hapin vende të reja pune për vajza e gra do të mbështeten me deri në 50% të pagës për 3 muajt e parë, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara me vendim. Kusht për kualifikim është që personi që punësoni ju si biznes, të mos ketë qenë në marrëdhënie pune më herët”, ka shkruar Murati.

May be an image of text that says 'Administrata Tatimore Kosoves Poreska Administracija Kosova Tax Administration Kosovo Ballina Deklaratat- Raportet Sherbimet Profili- Ndihmẽ Kontakti Libri Blerjes Libri Shitjes Informata mbi Biznesin Numri Fiskal 601 ague Tatimpaguesi Vertetimi Tatimor Formularet Elektronik Kerkesat per Rimbursim Punesuarit JUF Regjioni Certifikate ZYF Lloji Kompanise una SH. Regjioni ti/Fshati ZYF tatim Masa 1.3 Mbeshtetja Punésimittẽ Grave Kérkese per subvencionim tẽ kredisè Kèrkesë per regjistrim tẽ kredisẽ Kerkese per disbursimin subvencionit Aplikim per Masên 2.4 Njesitë oni bizn NRB ail bizne En 99999999 Kèrkese Per Marreveshje Pagese Deklarata per PEF/SF Figura 1: Masa Data 28 3-Mbèshtetja e Punësimit te Grave'