Pamje dhe detaje nga Policia për aksidentin në Lluzhan të Podujevës

Llapi.info ka raportuar më parë për një aksident që ka ndodhur në fshatin Lluzhan të Podujevës.

Rastin për portalin Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila ka shtuar se në këtë aksident janë përfshirë tri automjete.

“Sot rreth 14:00, në rrugën Prishtinë -Podujevë, (në fshatin Lluzhan), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë përfshirë tri automjete. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Njësiti i trafikut rajonal po merret me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Llapi.info mëson se nuk bëhet fjalë për lëndime të rënda trupore.

Portali ka siguruar edhe pamjet nga vendi i ngjarjes: