Grabitje e armatosur në një pompë të derivateve në Podujevë

Një person derisa ishte në vendin e punës, në një pompë të derivateve të naftës në Podujevë, ka qenë cak i grabitjes nga një person i armatosur.

Policia ka njoftuar se grabitja ka ndodhur të martën pas orës 01:00, transmeton IndeksOnline.

“I dyshuari i maskuar, fillimisht me armë zjarri kishte shtënë një herë në drejtim të lokalit dhe më pas nën kërcënimin e armës i kishte grabitur rreth 400 euro dhe kishte ikur në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Rasti në procedurë hetimore./IndeksOnline/