Një person i kërkuar nga organet e rendit është arrestuar në fshatin Bradash të Podujevës, raporton Llapi.info.
Siç njofton Policia e Kosovës, në raportin e saj ditor dërguar mediave, i dyshuari është kapur me urdhëresë të lëshuar nga gjykata.
Policia më tutje ka shtuar se i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Përkundër që në raportin e PK-së thuhet se i dyshuari ka qenë në kërkim, Policia e Kosovës s’i ka bërë të ditura konkretisht arsyet që kanë çuar në arrestimin e tij.
Jo zyrtarisht, Llapi.info mëson se personi është arrestuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”.