Një vrasje e rëndë ka tronditur sot Pejën.
Burime të Indeksonline kanë pohuar se bëhet fjalë për një të dyshuar, që ka vrarë nënën e tij.
Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Rugova tha për Indeksonline se i dyshuari është arrestuar.
“Sot rreth orës 16:00, Policia ka marrë informacion se në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë ka ndodhur një rast. Njësitet policore kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë kuptuar se bëhet fjalë për vrasje të rëndë. Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.