Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvnedit

Kuvendi i Kosovës ka nis seancën e jashtëzakonshme, në të cilën seancë pikë e rendit të ditës do të është “Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës”.

Deputetët e pozitës sërish nuk ka marr pjesë në seancë.

Kryetatari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se janë dashur disa konsultime në mënyrë që të vendoset për mbajtjen e kësaj seance. “Pas disa përfundimeve në mbledhje të Kryesisë vendosëm që të mbahet kjo mbledhje e jashtëzakonshme”, tha ai.

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, po mban një fjalim duke përmendur kushtet me të cilat po përballet Policia e Kosovës. 

Kuvendi sot mban dy seanca plenare

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën seancë pikë e rendit të ditës do të është “Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës”.

Kurse në seancën e dytë, të rregullt parlamentare, e cila pritet të fillojë në orën 13:00 , në rend të ditës janë, miratimin i procesverbalit nga seanca plenare e mëparshme, pyetjet parlamentare, Votimi i Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu sh. a.) dhe KFW, Frankfurt Am Main (KFW) për Projektin -Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – përmirësimi i rrjetit të transmetimit dhe shumë pika të tjera

Deputetët e Kuvendit, gjithashtu pritet të diskutojnë, shqyrtojnë dhe votojnë edhe për shumë pika të tjera të rendit të ditës, si: Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”, si edhe Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar.