Kuvendi i Kosovës po mbanë seancën e jashtëzakonshme, me të vetmen pikë të rendit të ditës, Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për mbështjetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.
Por në këtë seancë nuk po marrin pjesë deputetët e Vetëvendosjes dhe as ministrat e Qeverisë.
Ndërkaq grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, kanë paralajmëruar një konferencë për media në Kuvendin e Kosovës, duke filluar nga ora 11:00.