Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se kërkesat e Policisë janë prioritet i qeverisjes së tij, njëherësh tha se duhet të ketë klasifikime, në mënyrë që mos të krijohet pabarazi për këtë kategori.
Për të adresuar këto kërkesa, tha ai, duhet edhe më shumë kohë, “që të mos bëjnë gabime e të minimizohen defektet”, ai këto deklarata i bëri me rastin e mënjës së gurthemelit të një çerdhe në Shtimje, njëherësh lavdëroi për punën që po bënë Policia e Kosovës.
“Duhet të kemi klasifikim që mos të krijojmë pabarazi. Na duhet edhe pak kohë që të mos bëjmë gabime që të shkaktojmë zhgënjime e pengesa … Ju sigurojmë që po bëjmë krejt çka mundem e di. Polica është në nivel të detyrë dhe padyshim që e ka mbështetjen e Qeverisë së Kosovës. Na jepni edhe më shumë kohë që mos të bëjmë gabime”, tha pos tjerash Kurti.
Kryeministri përmendi edhe kërkesat e Policisë si pagesa për orët shtesë të punës, sigurimet shëndetësore dhe pagesa për rrezikshmëri.