Këtë të dielë rikthehet ora dimërore , ku akrepat e orës kthehen 60 minuta prapa.
Si zakonisht ndryshimi bëhet rreth orës 03:00 të mëngjesit. Në aparatet e celularëve smart, ndërrimi bëhet automatikisht.
Lëvizja e akrepave të orës si fenomen ndodh dy herë në vit: në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit, kohë kur ora shkon 60 minuta para.
Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qënë jo i njëtrajtshëm, por ajo filloi të përgjithësohej nga viti 1974, vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit , dhe të konsumonin më pak energji elektrike.