Mustafa: Qindra zyrtarë publikë kanë dhënë dorëheqje për shkak të pakënaqësive

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa sot në kuvend tha se qindra zyrtarë kanë dhënë dorëheqje si pasojë e pakënaqësive , madje ai akuzoi qeverinë se nuk është e gatshme as që të diskutoj për problemet që po përballen ata e lere më të rrisë koeficientin e pagës ,

“Është fatkeqësi se sa herë diskutojmë tema të rëndësishme, partia në pushte refuzon që të diskutojë. Inflacioni dhe mungesa e fuqisë punëtore tekë sektori privat, krijoj presion të shtuar tek sektori publik. Kemi qindra shërbyes civili që po largohen vullnetarisht nga puna e tyre për shkak të pakënaqësive. Gjithë sektori publik gjithnjë e me shumë e kanë vështirë të menaxhoj e  buxhetin”.

“Kjo për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimeve deri në 100% në këto tri vite. Me këto problem të rritje së çmimeve dhe kjo ekonomi, zgjidhje me e pakët që do të duhej që të i’u ofrohej zyrtarëve të shtetit kjo qeveri është që të bënte rritjen e koeficientit. Ata nuk janë të gatshme që as të diskutojnë lerë më të rris koeficienti”, tha ai