MASHT-i ndanë 3 milionë euro bursa për studentët

Ministria e arsimit ,shkencës telkologjisë dhe inovacionit ka bërë thirrje për aplikim për 5 skema të burave të ndryshme për studentët e universiteteve publike në vend.

Për rimbursimin e studentëve për vitin akademik 2023/2024 janë ndare 3 milionë euro, të cilat do të ndahen sipas këtyre kategorive :

1.-1 mijë bursa për 1 mijë vajza dhe gra që janë regjistruar për herë të parë në programet e studimit STEM dhe studentet të cilat kanë përfunduar vitin e parë dhe të dytë të studimeve.
2.-100 bursa nga 1 mijë euro për studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian të nivelit Bachelor.
3.-Nga 1 mijë euro për studentët e nivelit Bachelor dhe Master me notë mesatare 9.
4.-Nga 1 mijë euro për studentët me aftësi të kufizuar në nivelin Bachelor dhe Master
5.- 20 bursa nga 7 mijë euro për studentët që studiojnë në top universitetet më të mira botërore në nivelin master.