Menagjmenti i Minierës së Trepçës ,largon nga puna udhëheqësit e sindikatës së punëtorëve

Derisa greva e minatorëve të Trepçës po vazhon , menagjmenti i kësaj ndërmarrje , ka marrë vendim që ti largojë nga puna përkohësisht udhëheqësit e sindikatës së punëtorëve të minierës , në arsyetimin e dhënë thuhet se ata konsiderohen si “përfaqsues të grevës” dhe “shkaktarë” apo iniciator të grevës.
Pas këtij vendimi ka reaguar sindikata duke thënë se grevën e kanë organizuar minatorët si një trup i vetëm dhe se vendimmarrja ju takon të gjithëve.

kërkesat e minatorëve janë :

1. ekzekutimi i pagave për muaj të bëhet nga data 1 deri me datën 10 në muajin pasues;

2. shkarkimi i ushtruesit të detyrës së kryesheshefit aktual dhe mos emërimi i ndonjë kryeshefi të harxhuar;

3. menaxhmenti i ardhshëm të mundësoj sigurim shëndetësor;

4. menaxhmenti i ardhshëm të siguroj mjete dhe kushte më të mira të punës.”

kujtojmë se kjo është dita e 7 (shtatë) e greves së urisë së minatorëve