Ndëshkimi i pazakontë i Ten Hag për lojtarët e tij pas humbjes nga City

Të dielën e kaluar, Manchester United u mposht 0-3 ndaj rivalit të tyre lokal, Manchester City. Pas kësaj ndeshje tekniku i “djajëve të kuq ” Eric Ten Hag , ishte i zhgënjyer me paraqitjen e futbollistëve të tij në fushë , ndërsa pas ndeshje ai i “ndeshkoj” ata në një mënyrë interesante , ai detyroi futbollistët e tij të ulin zërin në mënyrë që ti dëgjonin lojtarët e kundërshtarë duke festuar

Përveç kësaj, trajneri holandez kishte planifikuar t’u jepte lojtarëve të tij një ditë shtesë pushimi nëse do të mundnin Cityn, por pas humbjes e anuloi vendimin.