Qeveria: Dokumenti i publikuar për Asociacionin nuk përkon me propozimin evropiano-amerikan

Një ditë më parë në media ka një draft-status për themelimin e asociacionit për komunat me shumicë serbe në Kosovë , i propozuar nga Bashkimi Evropian me 21 tetor , mirëpio kjo është demantuar nga qeveria e Kosovës

Perparim Kryeziu , zëdhenës në qeverinë e Kosovës përmes një postimi në rrjetin social facebook ka shkruar se dokumenti që është publikuar dhe që ka qarkulluar mbrëmjen e së martës në disa portale dhe televizione si “draft-statut i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe” absolutisht nuk përkon me propozimin Evropiano-Amerikan që i është dorëzuar kryeministrit Kurti në takimin e 21 tetorit si plan për ecjen përpara.

postimi i plote :

Demantim

“Dokumenti që është publikuar dhe që ka qarkulluar mbrëmë në disa portale dhe televizione si “draft-statut i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe” absolutisht nuk përkon me propozimin Evropiano-Amerikan që i është dorëzuar kryeministrit Kurti në takimin e 21 tetorit si plan për ecjen përpara.

Falënderojmë ato medie të cilat para publikimit apo shpërndarjes së këtij lajmi kanë kontaktuar Zyrën e Kryeministrit për konfirmim dhe verifikim të raportimit, duke shmangur kështu keqinformimin e mëtejmë të publikut.” ka shkruar ai