Këta janë shqiptarët që humbën jetën në Hamburg, pasi ranë nga skelet kur po punonin

Mediat gjermane zbulojnë detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë në punë të ndodhur në një kantier ndërtimi në Hafencity të Hamburgut të hënën e 30 tetorit, ku humbën jetën disa shqiptarë dhe një punëtor tjetër mbeti i plagosur, transmeton albinfo.

Policia në fillim kishte deklaruar se viktimat ishin bullgarë, por më pas korrigjoi informacionin, duke thënë se katër nga pesë viktimat e aksidentit ishin shqiptarë.

Referuar departamentit të zjarrfikësve, pas 35 orësh arritën të shpëtonin punëtorin e pestë të mbetur në rrënoja gjatë mbrëmjes, i cili u dërgua në spital me lëndime të rrezikshme për jetën pas aksidentit të hënën. Sipas raportimeve, gjendja e tij është ende në koma.

Viktimat janë:

A. Zorba, 31 vjeç nga Elbasani,

A. Xheka, 35 vjeç nga Dibra,

Rr. Hoxha, 33 vjeç, nga Kukësi,

Ndërkohë personi i katërit është po ashtu nga Mati, identiteti i të cilët ende nuk është zbuluar.

Nga ana tjetër, A. Visha nga Mati, 33-vjeç, është në koma në spitalin gjerman, gjendja e të cilit është ende në rrezik.

Grupi i punëtorëve shqiptarë ishin në Gjermani me pasaporta false bullgare, gjë e cila solli edhe identifikimin me vështirësi të tyre, ndërsa tek punëdhënësi, shtetas kosovar, punonin në të zezën.

Administratori shqiptar nga Kosova i firmës që kishte regjistruar shqiptarët me dokumente false është zhdukur nga Gjermania, besohet se tashmë ka ikur nga shteti gjerman. /indeksonline/