Haradinaj: Liberalizimi pritet të ndikojë në migrimin e shumë të rinjve

Grupi parlametar i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës sot ka Organizuar tryezën e tetë me radhë me temën Liberarizimi i vizave dhe emigrimi i qytetarëve

Ish kryeministri i Kosovës njeherit kyretar i AAK-se Ramush Haradinaj tha se liberalizimi i vizave përveç benificioneve do të përcillet edhe me anët negative. Ai shtoi se me këto problem janë përballur edhe shtete të tjera, por ndryshe nga Kosova ato kanë ndërmarrë hapa në parandalimin e ikjes së të rinjve.

“Sa i përket kësaj ai tha se Qeveri e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, nuk ka bërë asgjë.  Ai ka kërkuar që Qeveria të punojë më shumë në krijimin e vendeve të reja të punës dhe në rritje të pagave, pasi vetëm kjo do t’i ndalojë të rinjtë që të emigrojnë.

“Është një e drejt që na takon, kjo është diçka e mirë edhe për Kosovë edhe për BE. Çdo vend që e ka fituar këtë të drejtë ka kaluar edhe në një përvojë që një numër i madh i atyre vendeve kanë kërkuar perspektivë për jetën në vende e BE-së”.

“Disa vende kanë marrë veprime paraprake që të rinjtë të mos lakmojnë të shkojnë jashtë vendit. Qeveria jonë e ka bërë të kundërtën, ajo sikur se është duke punuar që të rinjtë të largohen nga vendi. Në dy shtyllat e ekonomisë tonë mungon paraja, në paga edhe investimet kapitalë”.

“Ato para kur të lëshohen shpërndahen ne ekonomi, që do të thotë ka më shumë vende të punës dhe paga me të mira. Për të ju ndalë juve këtu duhet që t’iu japim punë dhe para. Ju lus të rinj e të reja, nuk po them se largimi është dorëzim, po ju lus që të luftoni për punë dhe pare”, tha ai.

Profesori universitar Avni Mazreku, tha se Kosova është shtet i vetëm në rajon që deri më tani nuk e ka pasur të drejtën e lëvizjes së lirë.

Ai tha se disa sektorë në Kosovë do të përballen me mungesë punëtorësh, mes të cilave përmendi edhe sektorin e shëndetësisë, raporton EO.

“Mendoj që aktivitet të tilla janë të rëndësishme në këtë fazë të zhvillimit. Në rrethana normale ne do të duhej që të ishim në një moment festiv që Kosova është në një të drejtë, pa të drejtë Kosova është e fundit nga rajoni për këtë të drejtë fundamentale”.

“Mendoj që janë disa faktorë, e para është një situatë jo e favorshme për ne në zonën Shengen, për ata është tregues i zhvillimit ekonomik, por situata e pafavorshme për ne”, tha ai.

Argjend Zejnaj, nga Instituti për Lidershqip Civil, bëri thirrje që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë masa emergjente për ndalimin e emigrimit të mundshëm pas liberalizimit të vizave.”

Ai tha se duhet që të bëhet rritja e pagave si në sektorin publik dhe atë privat.