Gjatë një kontrolli në një nga bizneset që operojnë në Komunën e Podujevës , Policia e Kosovës ka gjetur 4 mijë e 390 euro , të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Në njoftimin e policisë thuhet se:
Podujevë / 06.11.2023 – NN. Gjatë kontrollit të një subjekti biznesor janë hasur dhe sekuestruar monedha në vlerë prej 4390€ të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje në raportin e policisë.