Humb jetën një person në Podujevë , u lëndua aksidentalisht

Si pasojë e një lendimi , ka ndërruar jetë një person në ditën e djeshme rreth orës 11:55 në Podujevë

Rastin e kanë konfirmuar edhe Policia ata thanë se :

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar dyshohet se si pasojë e lëndimeve të marra pasi ishte lënduar aksidentalisht ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalur njësitë përkatëse me ç’rast mjeku kompetent ka konstatuar vdekjen e viktimës, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, bëhet e ditur në njoftim.