Borë dhe rënie e temperaturave, parashikimi i motit për sot dhe dy javët e ardhshme

Një mot i ftohtë me erë, ndërsa në viset malore mund të këtë edhe ndonjë rrebesh bore, ky është parashikimi i motit për sot.

Fjolla bore mund të bien edhe nga rrafshi i Kosovës duke shkuar nga mbrëmja me rënie të temperaturave.

“Gjatë natës vransirat mbeten mbi vend, aty këtu edhe vazhdojnë reshje lokale shiu, apo edhe bore në vise kodrinoro-malore mbi 700 e 800m lartësi mbidetare. Ditën e shtunë do të mbajë mot më i ftohtë, me erë, intervale më të gjata me diell por edhe vransira kohëpaskohe. Viseve malore mund të ketë edhe ndonjë rrebesh bore. Fjolla bore mund të bien edhe nga rrafshi i Kosovës duke shkuar nga mbrëmja me rënie të temperaturave.  Minimalet zbresin edhe deri në 1C e 3C, ndërsa ato maksimale luhaten ndërmjet 5C e 8C.  Era do të fryjë e fuqishme nga veriu e veriperëndimi, me hove deri në 20m/s (70km/h). Intervale më të gjata me diell parashihen për ditën e diel dhe të hënë.  Temperaturat shënojnë rritje edhe deri në 12C e 13C të  hënën.  Vransirat dhe të reshura të shumta shiu rkthehen nga dita e martë”, thuhet në njoftim nga “Mendimi të motin”.

Reshje më të shumta shiu parashihen për javën e ardhshme, me temperatura paksa nën vlera mesatare, ndërmjet 5C e 8C maksimalet, derisa ato minimale mbesin kryesisht në vlera pozitive mbi 0C

/Insajderi/