Murseli pranon përpara policisë se ka urdhëruar vrasjen e gruas së tij

Naim Murseli është arrestuar nga Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme , nën dyshimin se ka urdhëruar vrasjen e gruas së tij , krejt kjo erdhi pasi dorasi Granit Plava ka pranuar sot përpara policisë se ai ka kryer veprën në fjalë dhe se për të bërë këtë akt kriminal ishte urdhëruar nga vet Naimi.

Sipas burimeve të Indeksonline , gjatë intervistimit Murseli e ka pranuar para hetuesve policore se e ka urdhëruar dhe ka paguar shumën prej 30,000€ për vrasjen e saj , për motive qe akoma nuk dihen