Testi PISA – PSD me aksion te Ministria: 990 ditë mungesa pa arsye

Partia Socialdemokrate ka mbajtur një aksion simbolik para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në lidhje me rezultatet në testin PISA, raporton Ekonomia Online.

Ata kanë ngjyrosur në objektin e Ministrisë mbishkrimin “990 ditë mungesa pa arsye”.

Anëtarja e Kryesisë së PSD-së, Donjeta Demolli, ka kërkuar dorëheqjen e ministres Arbërie Nagavci.

“Në një rast normal, në një shtet normal, kritika ndaj pushtetit ishte dashtë me u drejtuar drejtë dështimeve të pushtetit, mirëpo këtu e kemi një rast special të një ministre e cila është 990 ditë në mungesë dhe këto mungesa i ka të paarsyeshme dhe është e pa përjashtuar nga kryeministri”.

“Dje e morëm një rezultat shumë të dobët në PISA dhe e patëm një ministre që paturpësishtët doli dhe gënjeu publikisht. Sipas organizatës që e organizon testin PISA, Covidi nuk është arsyetim i mjaftueshëm për dështimin e shteteve për këtë çështje”.