Carlo Ancelotti ka folur për ofertën prej 500 milionë eurove nga Arabia Saudite.
Trajneri i njohur italian duke bërë shaka tha se nëse vjen një ofertë e tillë do të shkonte në këmbë,
”Nëse do të shkoja në Arabinë Saudite për 500 milionë euro? Shiko, nuk do të më duhej as të prenotoja fluturimin. Do të ecja me këmbët e mia për të shkuar atje.
Jo, po bëj shaka. Nuk më duhen para. Bota me të vërtetë po ndryshon dhe do të vazhdojë të ndryshojë.”, deklaroi Ancelotti në konferencën për media.
/Indeksonline/