Lajme të mira për Realin, Vinicius kthehet në stërvitje

Real Madridi ka marr një lajm të mirë para ndeshjes me Betisin.

Futbollisti brazilian, Vinicius Jr është rikthyer në stërvitje ku sot ishte bashkangjitur skuadrës së Ancelottit.

Sulmuesi pësoi një dëmtim në fundin e muajit nëntor kur ishte i grumbulluar me përfaqësuesen e Brazilit, me Vinicius që mbeti i dëmtuar në takimin kundër Kolumbisë.

Vinicius pritet të jetë i gatshëm në ndeshjen e Champions League ndaj Union Berlinit, e cila zhvillohet të marten e ardhshme.