Përfundon sezoni pë Courtois , humbet edhe evropianin

Ka përfunduar sezoni për portierin e Real Madridit, Thibaut Courtois.

Ai ka njoftuar se, si pasojë e lëndimit të shaktuar muaj më parë, nuk do të jetë i gatshëm as për Kampionatin Evropian “EURO 2024”, dhe konsiderohet mungesë e madhe për Belgjikën

31-vjeçari ka këputur ligamentet e gjurit dhe ka konfirmuar se nuk do të mund ta ndihmojë kombëtaren e Belgjikës në Evropian.

“Për shkak të lëndimit, gjithsesi nuk do të ketë EURO për mua. Më duhet së pari të rikuperoj njëqind për qind formën time të plotë dhe pastaj duhet ti përmbahesh një date për tu rikthyer.”, ka thënë ai .