U godit me veturë dhe u rrah për vdekje, ndërron jetë 18 vjeçari nga Podujeva

Lulzim Fejzullahu nga Podujeva ka ndërruar jetë sot rreth orës 15:20 ,si pasoj e plagëve të rënda që mori nga goditja me veturë dhe më pas rrahja me shufra metalike.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të tij në rrjetet sociale.

18 vjeçari dyshohet se ditë më parë u godit me veturë nga dy persona të dyshuar të cilët më pas e rrahën për vdekje viktimën me shufra metalike , për motive që ende nuk janë bërë të dituara.

Rasti në fjalë kishte ndodhur në rrugën “Drenica”.

Lulzimi ishte dërguar për trajtim në QKUK, atje edhe ku ndërroi jetë.

Burime të portalit “Indeksonline“ pohojnë se viktima kishte humbur të dy prindërit kohë më parë.

Në anën tjetër, bëhet e ditur se dy të dyshuar lidhur me rastin janë arrestuar nga policia.