Mësohen përballjet çerekfinaliste të FA Cup

Liverpool, Chelsea, Manchester United dhe Wolves janë skuadra e fundit të cilat siguruan çerekfinalen e FA Cup.

Tashmë janë mësuar edhe ndeshjet çerekfinaliste të trofeut të famshëm anglez.

Ndeshja kryesore do të jetë ajo mes Manchester Unitedit dhe Liverpulit.

Një ndeshje tjetër interesante është edhe ajo mes Manchester Cityt dhe Newcastle United.

Chelsea në çerekfinale do të ketë punë me Leicester Cityn, ndërsa Wolves do të luaj kundër Coventry City.

Ndeshjet çerekfinaliste zhvillohen me 16 mars.