Zyrtari amerikan vjen në Kosovë, pritet të takohet me Osmanin

Ndihmëssekretari amerikan për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd D.Robinson, gjatë vizitës së tij, në Kosovë do të takohet me presidenten e vendit.

Sipas agjendës së tij, të cilën e ka publikuar Departamenti Amerikan i Shtetit, aty figuron vetëm takimi me presidenten, Vjosa Osmani.

Robinson, pritet të mbajë takim edhe me partnerët e Byrosë Ndërkombëtare të Narkotikëve në Prishtinë.