Qeveria amerikane, më saktësisht Departamenti i Punëve të Brendshme ia besoi krijimin e një programi që i shërben ushtrisë amerikane kosovarit Xhafer Rama.
Në mesin e qindra aplikantëve, në moshën 24-vjeçare ai arriti që me punën e tij t’i bashkohet Agjencisë Kombëtare Hapësinore Amerikane, që njihet me akronimin NASA.
I kishte kaluar të gjitha testet, e kur erdhi deri të procedura për të marrë “çelësin” që i hapte dyert e zyrave në NASA, në sistem nuk figuronte Kosova.
“Ka qenë interesant, sepse kur unë shkova me marr atë bexhin, ose me u aksesu në zyrat e NASA-s ishte e nevojshme me pas atë bexh, por unë isha personi i parë prej Kosovës, edhe nuk e kanë pasur Kosovën të listuar në njërën prej opsioneve me u pajis me bexh”, rrëfen Rama.