Prevalenca e kushteve neurologjike dhe neurozhvilluese është rritur gjatë dekadës së fundit.
Edhe pse një pjesë e kësaj rritjeje mund të jetë për shkak të diagnozës më të mirë, ekspertët sugjerojnë se faktorët mjedisorë mund të luajnë një rol.
Një studim i ri ka zbuluar se disa kimikate të zakonshme mjedisore dëmtojnë qelizat vitale të trurit të quajtura oligodendrocite.
Disa kimikate në sendet shtëpiake mund të shkaktojnë dëme në qelizat e trurit, thoë hulumtimi.
Sipas studiuesve ky dëm mund të ndihmojë në shpjegimin e rritjes së kushteve të tilla si çrregullimet e spektrit të autizmit dhe deficitit të vëmendjes, si dhe skleroza e shumëfishtë.