Beckham korr një tjetër sukses, arrin shifra rekord në Netflix

FORT LAUDERDALE, FLORIDA - APRIL 18: David Beckham, owner of Inter Miami CF, greets fans prior to the game between Inter Miami FC and the Los Angeles Galaxy at DRV PNK Stadium on April 18, 2021 in Fort Lauderdale, Florida. (Photo by Cliff Hawkins/Getty Images)

Dokumentari i David Beckham në Netflix ka qenë një ndër më të komentuarit ditëve të fundit, e mesa duket ka arritur të bëjë për vete miliona shikues në mbarë botën.

Siç raporton DailyMail, familja e famshme ka thyer një rekord duke grumbulluar 3.8 milionë shikues gjatë javës së premierës.

Seriali katër-pjesësh “Beckham”, i publikuar më 4 tetor, tregoi një pasqyrë mbi martesën dhe romancën e tyre të hershme si dhe karrierën në futboll.

Sipas Bordit të Kërkimeve të Audiencës së Transmetuesve (BARB), episodi i parë mblodhi mbi 3.8 milionë njerëz. Pjesa e dytë ishte gjithashtu një sukses duke arritur afro tre milionë shikues.

Sipas të dhënave në Netflix, Beckham ka qenë shfaqja më e shikuar e shërbimit të transmetimit për dy javë tani.

Dokumentari me katër episode, i titulluar “Beckham”, ndjek Posh dhe Becks në jetën personale dhe profesionale, duke kaluar nëpër historinë e tyre së bashku me intervistat e çiftit

Futbollisti tregoi për vështirësitë me shëndetin e tij mendor pasi u bë armiku numër 1 i publikut pas mërzitjes së tij famëkeqe me kartonin e kuq gjatë Kupës së Botës 1998, me abuzime që u bënë ndaj tij dhe familjes së tij.

Victoria foli për herë të parë për dhimbjen që pësoi pas pretendimeve për lidhjen e dyshuar të burrit të saj, David.