Goditje me shqelm dhe debat me fjalor banal, degradon debati mes Edonës dhe Shqipës në BBVK

Dy vajzat e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Edona dhe Shqipja, kanë diskutuar ashpër me njëra-tjetrën.

Gjithçka ka nisur në dhomën e gjumit, ku Shqipja e ka akuzuar Edonës se nga ana e saj ka pasur edhe “dhunë fizike”, pasi e ka kapur për krahu.

Megjithatë, një lloj sulmi fizik ndodhi edhe nga ana e Shqipes teksa Edona po futej në dhomën e gjumit dhe mbyllte derën.

Në pamjet e publikuara, teksa Edona iu afrua me gjoks për t’ia mbyllur derën, Shqipja në tentim për ta hapur derën sërish godet me shqelm Edonën, të cilën e prek pastaj edhe me kraharor.

Debati mes vajzave ka qenë i ashpër edhe në oborr, ku nuk kanë munguar ofendime dhe përdorim të fjalorit banal.Arsyeja e këtij debati ka qenë Linda Halimi, për shkak se Edona i është kundërvënë me të parë klipin shokues që u publikua të premten, ku Linda kishte folur tejet keq për banorët e tjerë. /Telegrafi/