Kapet me drogë 18 vjeçari në Podujevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën ka arrestuar në Podujevë një 18-vjeçar, nën dyshimin për posedimin e konsiderueshëm të substancës narkotike – marihuanë.

Sipas njoftimit, kontrolli ndaj të dyshuarit është bërë të hënën në zonën “Parku i Mançesterit”.

“Dje rreth orës 15:30, në zonën “Parku i Mançesterit” në Podujevë policia duke u mbështetur mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, ka kryer një kontroll personi ndaj një të dyshuari me ç’ rast ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis (marihuana). I dyshuari E. Rr, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është arrestuar dhe me rekomandimin e prokurorit të shtetit ndaj tij është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge”, thuhet në njoftim