Kievi sulmohet sërish

Derisa udhëheqësit botëror në Samitin e G20-s, që po mbahet në Indonezi, e kanë dënuar pushtimin e Ukrainës nga Rusia, Kievi është sulmuar nga raketat ruse.

Sipas BBC-së këtë e ka konfirmuar kryebashkiaku i qytetit, Vitali Klitschko, i cili ka thënë se nga raketat ruse janë goditur dy ndërtesa banimi në distriktin Pechersk.

Ky është sulmi i parë të tillë në më shumë se një javë. Po këtë javë Rusia tërhoqi trupat nga qyteti kryesor ukrainas, Kherson.