Shkencëtarët shpeshherë dinë si të na mahnitin me zbulime të rëndësishme. P.sh., hulumtuesit e Universitetit të Kalifornisë kanë zbuluar se si t’ua shtoni disa vite jetë prindërve dhe t’ua bëni jetën më të mirë
Sipas tyre, ‘receta’ për këtë është shumë e thjeshtë.
Siç duket, vetmia luan rol kyç në shpejtimin e procesit të plakjes dhe është e ndërlidhur me vdekjen. Shkencëtarët kanë vëzhguar gjendjen e 1,600 njerëzve të vjetër me një moshë mesatare prej 71 vjet. Faktorët e tillë si shëndeti dhe statusi socio-ekonomik nuk ishin konsideruar.
Vetëm vetmia ishte marrë parasysh, transmeton Telegrafi.
Përgjatë gjashtë viteve me hulumtime, vetëm 14 për qind e njerëzve të vjetër të cilët ishin vizituar rregullisht nga të afërmit e tyre kishin vdekur, krahasuar me 23 për qind të personave të vjetër që nuk kishin pasur vizitorë familjarë.