LDK i drejtohet Kushtetueses për Ligjin për çmimet tavan në produktet bazike

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj e Besian Mustafa do t’i drejtohen Gjyaktës Kushtetuese lidhur me një nga ligjet e miratuara në Kuvendin e Kosovës, në seancën e 9 nëntorit.

Përmes një komunikate për media, nga LDK bëhet e ditur se bëhet fjalë për Ligjin për masat e përkohëshme të produkteve themelore në raste të vecanta të destabilizimit në treg.

Njoftimi i plotë:

“Sot (e Mërkurë), më datë 16 nëntor 2022, në orën 14:30, Deputetët e Grupit Parlamentar të LDK-së z.Driton Selmanaj dhe z.Besian Mustafa, dorëzojnë në Gjykatë Kushtetuese Ligjin nr.08/L-179 për masat e përkohëshme të produkteve themelore në raste të vecanta të destabilizimit në treg. Deputetët në fjalë do të flasin para medieve tek hyrja e Gjykatës Kushtetuese.

Në seancën e 9 nëntorit në Kuvendin e Kosovës është miratuar Ligji për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Ky ligj i draftuar dhe propozuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në bashkëpunim me akterët përkatës, do të zbatohet ndaj autoriteteve dhe operatorëve ekonomik që tregtojnë produkte themelore në vend.